Tuesday, May 21, 2024
Home Politikë Ambasadorja e Sllovenisë “pro” vettingut në politikë, por thekson: Primare ai në...

Ambasadorja e Sllovenisë “pro” vettingut në politikë, por thekson: Primare ai në gjyqësor

0
679

Diplomatja sllovene ka mbështetur idenë e vettingut në politikë. Lea Stançiç, ambasadorja sllovene në Shqipëri shprehet se kryesor është vettingu i gjyqësorit por edhe idenë e vetingut në politikë e vlerëson si një nismë pozitive.

Ambasadorja e Sllovenisë në vendin tonë, Lea Stançiç, shprehet pro vettingut në politikë nëse ai është në interes të Shqipërisë, por Stançiç thotë se primare dhe më e rëndësishme është përfundimi i vettingut në gjyqësor.

Për diplomaten sllovene, reforma në gjyqësor duhet të jetë primare, më pas të shihet mundësia e vettingut në politikë.

Lea Stançiç: Sa i përket vettingut në politikë unë mendoj që nëse patjetër mendohet që është i mirë për vendin tuaj, le të bëhet. Por unë mendoj që me patjetër nuk duhet të harrojmë vettingun në gjyqësor. Mendoj që ky është prioriteti që ne duhet të kemi për të ndjekur. E di që është folur edhe për vettingun në polici, tani po flasim edhe për vettingun e politikanëve, por mos të harrojmë kryesoren, vettingun në sistemin gjyqësor.

Deklaratën diplomatja e lartë sllovene e bëri nga qyteti i Klosit ku zhvilloi një vizitë zyrtare me kryebashkiakun, Basir Çupa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here