
Kryeministri i vendit, Edi Rama i është përgjigjur kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës, për rastin e “Babales”.
Përmes një statusi në rrjetin social “Twitter”, Rama shkruan që të qetësohet lideri i PD-së, pasi shton se askush nuk i ka fajin që ka kthyer Partinë Demokratike si “Kinostudioja”.
Shefi i qeverisë shkon më tej teksa shkruan: “Qetësohu Lulëzim!Mos bëj nevrikun kot xhan se s’ta ka fajin askush që e bëre Shqupin Kinostudio. Tani fli deri pasnesër kur të kem ca të reja për ty e për tërë lehaqeniet e klubeve politike e mediatike, që siç dhunuan 10 ditë rresht një vajzë dhunojnë përditë publikun shqiptar”, -thuhet në reagimin e kryeministrit Rama.
Prokuroria doli në përfundimin se “Babalja” ishte e montuar dhe për këtë ka lëshuar masat përkatëse ndaj aktorëve, të përfshirë në këtë audio-regjistrim.