Friday, April 26, 2024
Home Politikë Basha publikon shifrat e abuzimit të qeverisë Rama me tenderat

Basha publikon shifrat e abuzimit të qeverisë Rama me tenderat

0
680

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka publikuar një videomesazh, sipas të cilit tregohet mënyra se si vidhen dhe grabiten paratë dhe pasuritë publike nga kryeministri Rama dhe ata që PD-ja i quan oligarkë.

PD ka llogaritur se prej ardhjes në pushtet, qeveria e Edi Ramës ka tenderuar 2.7 miliard euro.

Në videon e publikuar nga Kryetari i PD, , abuzimi me tenderat ndahet në 3 zëra kryesorë:

900 milionë euro ose 1 në 3 tendera zhvillohet pa garë.

753 milionë euro kanë shkuar pēr fasada dhe luks

252 milionë euro për klientët, miqtë dhe familjen e Edi Ramës.

Basha rendit 5 prej formave më të përdorura të abuzimit me tenderat gjatë qeverisjes së Edi Ramës në kēto 5 vjet.

Licensim i kompanisë fituese pak ditë përpara tenderit

Kriteret përjashtuese për të favorizuar njē kompani të caktuar.

Skualifikimet e padrejta të kompanive

Rregjistrim offshore i kompanive fituese

Propozime të pakërkuara kundër interesit publik.

Lideri i opozitës theksoi mesazhin kryesor të paketës kundër korrupsionit dhe oligarkisë se ligji i ri antimafia do të bëjë të mundur që askush nuk do ta gëzojë pasurinë e vënë me korrupsion.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here