Saturday, April 13, 2024
Home Aktualitet Mësuesja nga Shkodra që dha dije për fëmijët e ngujuar shpallet Mësuesja...

Mësuesja nga Shkodra që dha dije për fëmijët e ngujuar shpallet Mësuesja e Vitit

0
714

Liljana Luani, është vlerësuar me çmimin mësuesja e vitit për vitin 2018. Ajo ushtron profesionin e saj në shkollën “Pashko Vasa” në Shkodër, ndërsa pjesën më të madhe të 38 viteve të saj në arsim ja ka kushtuar fëmijëve të ngujuar nga gjakmarrja. Çmimi mësuesja e vitit u shpall  nga kolicioni për arsimin në Shqipëri dhe Qendra për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Kolicioni për arsimin në Shqipëri dhe Qendra për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve kanë shpallur fituesin e çmimit kombëtar, mësuesi i vitit.

Liljana Luani, mësuesja e shkollës 9 vjeçare “Pashko Vasa” në Shkodër, me 38 vite eksperiencë u nderua me çmimin më të lartë e kjo për faktin se shumë vite të punës së saj ja ka kushtuar fëmijëve të ngujuar.

Liljana Luani: Unë mendoj se kur gërshetohet profesionalizmi i mësueses me dashurinë e nënës bëhen punë të mëdha. Këtë dyja jam përjekur gjithmonë që ti bëj bashkë që të punoj dhe besoj se ja kam dalë.

Kategoritë kryesore të vlerësimit në të cilën morë pjesë mësuesit ishin: mësuesi i vitit në mësimdhënie, ku fitues u shpall mësuesja Valbona Shkembi, mesuesja e vitit me inovacion çmim me të cilin u vlerësua mësuesja Erviola Konomi, mesuesi i vitit që kontribuon në arritjet akademike të nxënësve ne shkollë ku fitues u shpall Klodian Zaka.

Ky aktivitet u zhvillua dhe me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit.

4 mësuesit e vlerësuar më çmim do të garojnë për Global Teacher Prize.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here