Përfitoi me falsifikim 100 ha tokë në Zvërnec, arrestohet biznesmeni

0
713

Një biznesmen 54 vjeçar përfundoi në prangat e Policisë së Vlorës, nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve duke përfituar një sipërfaqe të madhe toke.

Në pranga përfundoi Pëllumb Petritaj, banues në këtë qytet.

“Nga hetimet e kryera, dyshohet se Pëllumb Petritaj  ka falsifikuar dokumentacionin e origjinës në lidhje me një sipërfaqe toke prej 100 Ha në zonën e Zvernecit”, sqaron policia lokale.

Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” një ditë më parë (9 tetor).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here