Saturday, May 4, 2024
Home Aktualitet ‘Ardi Veliu më mori me makinë’, Alizoti sot në Prokurori për ‘Babalen’

‘Ardi Veliu më mori me makinë’, Alizoti sot në Prokurori për ‘Babalen’

0
685

Prokuroria do të marrë sot në pyetje Fredi Alizotin, i cili shfaqet në një video ku akuzon drejtorin e Policisë së Shtetit Ardi Veliun, që sipas tij e shoqëroi me makinë pranë organit të akuzës për të dhënë llogari për dosjen ‘Babalja’.

Video në fjalë u publikua nga deputeti i PD-së Ervin Salianji, i cili po ashtu po hetohet për ‘kallëzim të rremë’ nga ana e prokurorisë. Burimet thonë për “BalkanWeb” se videoja është filmuar nga një kamera e fshehtë në syzet e bashkëbiseduesit.

Alizoti do të thirret në orën 12:00 pranë organit të akuzës, ku do të japë shpjegime për dëshminë në video. Alizoti dyshohet se imitoi zerin e vëllait të ministrit, Agron Xhafajt, ndaj edhe prokuroria ka kërkuar masën ‘arrest me burg’ për të, pasi ai akuzohet për “Kallëzim të rremë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here