‘1 mln dëmshpërblim’, Salianji ironi me Ballën: Të ndihmojmë shokët e krimit

0
699

Pas padisë që kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla bëri ndaj deputetit të PD-së, Ervin Salianji ka thyer heshtjen. Ky i fundit përmes ironisë thekson se nuk i ka gjë 10 milionë lekë që do Balla si dëshmpërblim, pasi i dha ‘200 mijë euro Fredi Alizotit për videon’.

“Unë që “i dhashë” Alizotit 200.000 Euro 💶, për Ballën 10 milion lek janë hiç 😂😂

Tē gjtha paratë që kemi të shkojnë për fondet e riedukimit, të ndihmojmë PS nga shoket e krimit! 💪🏻

Sapo ka filluar! 🧐

Të fala departamentit të shpifesave!”, thote Salianji.

Balla publikoi sot në ‘Facebook’ padinë kundër Salianjit, të cilën e ka dorëzuar në Gjykatën e Tiranës. Socialisti tha se çdo shpifje nga ‘aktorët e SHQUP-it’ do të përfundojnë në gjykatë, ndërsa dëmshpërblimet nga gjyqi do shkojnë për Fondin e Edukimit, nismë kjo e shpalosur nga grupi i PS.

Padia erdhi pas deklaratës që bëri dje Salianji, ndërsa pohoi se sistemi TIMS sipas tij vërtetojnë se Balla ka udhëtuar 25 here jashte vendit me Edmond Begon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here