Thursday, April 18, 2024
Home Politikë Pollo “shpjegon” mbledhjen në PE: Tallje me ligjin që mbledhja të drejtohet...

Pollo “shpjegon” mbledhjen në PE: Tallje me ligjin që mbledhja të drejtohet nga Balla

0
646

Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo shkruan se kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit, Ruçi nuk deshën ta zgjidhin në Tiranë “çështjen” e Taulant Ballës, duke shtuar se në krye të delegacionit parlamentar shqiptar pranë Komisionit të Përbashkët të Stabilizim Asocimit duhet të jetë një tjetër deputet socialist.

Reagimi i Pollos: 

Sot në mbledhjen e Komisionit të Përbashkët të Stabilizim Asocimit shpjeguam gojarisht e dorëzuam memorandume sqaruese se është tallje me dinjitetin e njeriut dhe dinjitetin e ligjit të diskutojmë për luftën kundër krimit, drogës e korrupsionit e të miratojmë deklarata ndërkohë që mbledhjen e (bashkë) kryeson Taulant Balla. Mendoj se edhe shumë deputetë normalë të mazhorancës dhe i gjithë opinioni publik bie dakord për sa më lart.

Bien dakord edhe shumë eurodeputetë të informuar, pavarësisht se ata ruajnë aparencat dhe thonë me të drejtë se kjo çështje duhej zgjidhur në Tiranë. Por Rama e Ruçi nuk deshën të pranojnë një zgjidhje të thjeshtë që u propozuam para një jave. Të emëronin një socialist normal (ka ende të tillë) në krye të delegacionit parlamentar. Pse nuk e bënë e dinë ata.

Ndonjë deputet thotë se kjo çështje sqarohet në gjykatë. E drejtë edhe kjo. Aty do të sqarohet në një ditë jo të largët. Por hë për hë prokuroria e gjykatat janë me probleme e nuk para merret me skandalet e qeverisë.

Pastaj politika është për të vepruar shpejt kur ka bazë e jo me vite. Dhe Balla i ka pranuar një pjesë të fajësimeve.

Eurodeputetë kërkojnë sqarime nga ekzekutivi i tyre për raste Bego, Beço, Rrajo etj. Interesante të ndjekim zhvillimet.

Eurodeputetët mund të mos kenë mekanizëm procedural për ta larguar Ballën. Por, siç e thanë, do zënë hundën me dorë e vazhdojnë një orë punë.

Por të mos presim nga Parlamenti Evropian të na zgjidhi problemet një më një.

Balla është problemi i radhës i Rilindistave. Aty ku lindi atu duhet zgjidhur: në Shqipëri!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here