Si e përjeton rrugën e re dhe ardhjen e Presidentit të Republikës, Curraj i Epërm

0
912

Curraj i Epërm është zonë e mrekullueshme malore në zemër të Alpeve, porse ishte pa rrugë komunikimi, sepse nuk shkonte asnjë udhë. Curraj i Epërm quhet edhe vendi i Kreshnikëve. Është vend i Zotit dhe bukurive natyrore. Por duhej që vetë komuniteti i banorëve, me në krye Mhill Gecaj të organizoheshin, pa ndihmën e shtetit financiarisht, por me lekët e tyre të ndërtonin rrugën e re. Dhe e bënë! Dhe organizuan festën e rrugës së re, ku vajti për herë të parë në historinë e zonës një Kryetar Shteti. Ishte Ilir Meta.

Entuziazmi i banorëve për udhën dhe vajtjen e presidentit duket edhe në këto rrjeshta të Mhill Gecaj në Facebook dhe në fotot që ka postuar. Por duhet theksuar se pasioni, dashuria për vendlindjen, vizioni për të ardhmen dhe ruajtja e traditave të zonës së Kreshnikëve të Malit, bëri atë që nuk e ka bërë asnjë qeveri: U mblodhën dhe e ndërtuan vetë udhën.

Tashmë duhet shteti ta rregullojë e shtrojë rrugën. Ata dhanë shembullin e një kontributi vullnetar të pandodhur në Shqipëri. Curraj i Epërm duhet vizituar tashmë…

Festë në Curraj Epërm
Nga Mhill Gecaj

Tashmë ajo që nisi më datë 4 Korrik 2018 u përurua dje në një aktivitet madhështor në Curraj Epërm, Mrekullia e Alpeve. Kjo ishte Faza e parë sepse ky projekt do vazhdojë për në (Qeresh- Kuq, Gecaj).
Pjesëmarrja e mbi 1000 personave me mbi 250 automjete nga Curraj Epërm dhe nga gjithë Shqipëria dhe Kosova, bijëve dhe bijave të kësaj zone të cilët erdhën nga Diaspora, vendet e Bashkimit Europian, Anglia, deri nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me pjesëmarrjen e Presidentit të Republikës zotit Ilir Meta, i cili bëhet i pari drejtues i Shtetit shqiptar që shkel në Curraj Epërm, dhe me bekimin e zotit nëpërmjet fjalës së mbajtur sot në Kishën e Currajve të Epër nga Ipeshkëvi i dioqezës Sapës Monsinior Simon Kulli, deputeti i Zonës Isuf Çelaj, Kryetarit të Bashkisë Zotit Besnik Dushaj, Adminstratorit
Gjovalin Gjeloshaj, e shumë personaliteteve të tjera të ardhur në Curraj e bëri më të gëzueshme këtë aktivitet madhështor.
Gjej rastin të falenderoj të gjithë pupullin e Curraj Epërm dhe Nikaj Merturit dhe miqve të mi nga Kosova, për mbështetjen dhe kontributin e dhënë në ndërtimin e kësaj rruge,
dhe ju ftoj të mos ndalojmë këtu pa e përfunduar dhe fazën tjetër për në Qeresh-Kuq(Gecaj)
Tashmë së shpejti Curraj Epërm, vendi i Eposit të Kreshnikëve do bëhet një atraksion i madh turistik, ju bëj një apel të gjithëve ta ruajmë dhe ta mbrojmë si sytë e ballit këtë pasuri dhe bukuri që na ka falë zoti dhe që e kemi trashëguar nga të parët tanë.

   

            

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here