Manjani: Këto të burgosurit nga i marrin celularët që u shkruajnë sms deputetëve?

0
668

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një postim në Facebook këtë mëngjes (e premte) shtron dy pyetje për atë që ai e quan partia-shtet.

“Këto të (para)burgosurit nga i marrin celularët që shkruajnë sms? Në burg nuk lejohen celularët. Nga jua dinë numrat e telefonëve deputetëve, të cilëve ju shkruajnë?! Me kaq konfidencë vetëm të njohurve mund t’i shkruash”, shkruan Manjani.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit

Dy pyetje për partinë shtet që na e kërcënokan nga burgu:

1. Këto të (para)burgosurit nga i marrin celularët që shkruajnë sms? Në burg nuk lejohen celularët.

2. Nga jua dinë numrat e telefonëve deputetëve, të cilëve ju shkruajnë?! Me kaq konfidencë vetëm të njohurve mund t’i shkruash.

Apo edhe këto pyetje janë shpifjeeeeee…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here