Friday, April 19, 2024
Home Kronika Mirditë, 17-vjeçari plagoset me thikë pas një sherri me një tjetër adoleshent

Mirditë, 17-vjeçari plagoset me thikë pas një sherri me një tjetër adoleshent

0
592

Një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në Rreshen pas një konflikti me një tjetër adoleshent.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50, ku  pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi A.L. 15 vjeç, banues në Rrëshen dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin K.B. 17 vjeç, banues në Rrubik.

Ky i fundit ndodhet në spitalin e Traumes në Tiranë, nën kujdesin mjekësor.

Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë për veprime të mëtejshme hetimore proçedurale, ndërsa grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here