Tuesday, April 30, 2024
Home Aktualitet “Mbyllja e lojërave të fatit”, ministri Ahmetaj i prerë: Nuk ka kthim...

“Mbyllja e lojërave të fatit”, ministri Ahmetaj i prerë: Nuk ka kthim pas

0
750

Ligji për “Lojërat e Fatit” ka mbledhur përfaqësuesit e Komisionit të Ekonomisë, teksa po diskutojnë mbi zgjidhjen finale të tij.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj tha se nuk ka kthim prapa, por 31 dhjetori është afati i fundit për ekzistencën e tyre.

Ai tha se administrata tatimore do të jetë përballë një sfidë për të mbledhur të gjithë detyrimet e subjekteve, duke shtuar se ekonomia që gjenerojnë lojërat efatit nuk është fare në interesin e qeverisë shqiptare.

“Në të njëjtën kohë duhet të sqarojë opinionin politik, i cili ka të bëjë me lojërat e Fatit. Pas datës 31 dhjetor nuk mund të vendos  kazino apo lojëra. Lotari Kombëtarë ka një pretendim se i lejohet të vendoset lart e poshtë, por nuk ka të drejtës, zero!.

Së bashku me Komisionit, nuk ka VLT, janë një formë e  sofistikuar e kazinove elektronike. Jam i bindur se kemi qytetarët me vete. Më duhet të them se industria do të krijojë një diferencë në të ardhurat, por për ne nuk ka pikë rëndësie.Ne po e sfidojmë administratën tatimore, t’i mbledhin në terren. Kjo është një sfidë për të mbajtur një trajektore të ekonomisë. Kjo qeveri sot konsolidon qëndrimin sa i përket lojërat e fatit, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here