Sunday, May 5, 2024
Home Politikë Haradinaj në Shkodër: Aleatët na kanë mbështetur për ushtrinë

Haradinaj në Shkodër: Aleatët na kanë mbështetur për ushtrinë

0
506

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ndodhet në Shkodër për një vizitë zyrtare. Mëngjesin e sotëm ai ka vendosur kurora me lule bashkë me kryebashkiaken Voltana Ademi tek busti i Isa Boletinit.

Duke folur pas homazheve, Haradinaj tha se është i kënaqur që ndodhet në qytetin e Shkodrës, i cili e ka shpallur “Qytetar Nderi” në kohën kur ishte i burgosur.

Haradinaj tha se vazhdon puna për formimin e ushtrisë së Kosovës dhe se për këtë ka marrë mbështetjen e partnerëve dhe aleatëve të huaj. Haradinaj do ketë një vizitë në bashkinë Shkodër dhe në një prej muzeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here