“Vol-vo 4”, prokuroria kërkon burg për 30 nga të arrestuarit

0
749

Gjykata e Krimeve të Rënda është tërhequr për të marrë një vendim mbi fatin e 34 të arrestuarve në sajë të mega-operacionit “Vol-vo 4”, që u zhvillua gjatë fundjavës në 12 qarqe të vendit. Mësohet se të gjithë të arrestuarit nuk kanë pranuar asnjë nga akuzat që rëndojnë ndaj tyre.

prokuroria ka kërkuar masën ‘arrest shtëpie’ për 3 nga të arrestuarit. Bëhet fjalë për Vlash Gazulin, Vasil Nikën dhe Luigj Palokën. Ndërkohë për motrën e ish-deputetit socialist Arben Ndoka, Mimoza Ndoka, është kërkuar ‘detyrim paraqitje’, ndërsa masën ‘arrest me burg’ për 30 të tjerët.

raporti paradite se teksa zhvillohej seanca për ‘Avdylajt’ dhe pjesën tjetër të të arrestuarve të operacionit “Vol-vo 4”, një nga të pandehurve i ka rënë të fikët në sallë. Shtetasi Vlash Gazulli, rreth 74 vjeç i cili ka humbur ndjenjat duke rënë përtokë.

Menjëherë është thirrur ambulanca dhe të pandehurit i është dhënë ndihma e parë jashtë gjykatës. Emri i Vlash Gazullit ka dalë nga përgjimet e prokurorisë si një nga personat që ka përfituar prona në Ranën e Hedhun.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here