Pas basteve, Rama njofton tjetër betejë: Së shpejti plani i masave

0
626

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një tjetër betejë pas asaj për mbylljen e basteve dhe kazinove. Bëhet fjalë për ndalimin e tregtimit të alkoolit për të rinjtë nën 18 vjeç si dhe ndalimin e hyrjes në lokale gjatë orarit të mësimit.

Rama njofton një plan masash për këtë nismë ndaj lokaleve.

“Tani radhën e ka beteja kundër tregtimit të alkoolit për të rinjtë nën 18 vjeç dhe ndalimi i hyrjes në lokale për ta gjatë orareve të mësimit, të pashoqëruar me mësues apo prindër. Shumë shpejt plani i masave administrative për lokalet që kapen në shkelje të këtyre dy rregullave👊”, shkruan Rama.

Rama Twitter

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here