Votimi i ligjit për Teatrin, reagon opozita: Palaçot po vjedhin shqiptarët me ligj?

0
650

Pas rrëzimit në Kuvend të dekretit të Presidentit Ilir Meta, për ligjin që i hap rrugë shembjes së Teatrit, ka ardhur dhe reagimi i opozitës.

Në një postim në Facebok, deputeti Oerd Bylykbashi, shkruan se  “Parlamenti e votoi dhe miratoi dekretin, pra pranoi rrezimin e ligjit duke pranuar te nenta aresyet e Presidentit, pa kundershtuar asnjë”.

Ai shton: “Pergjigja është shumë e thjeshtë: janë hajdutë dhe palaço në të njejtën kohë”.‎

Palaçot qe po vjedhin shqiptaret me ligj‎

Presidenti e ktheu ligjin e pare te Teatrit ‎duke rreshtuar me dekret 9 arsye kushtetuese pse ligji nuk mund te kalohej. Parlamenti e votoi dhe miratoi dekretin, pra pranoi rrezimin e ligjit duke pranuar te nenta aresyet e Presidentit, pa kundershtuar asnje.

Edi Rama amendoi ne rruge antikushtetuese ‎ligjin e rrezuar dhe ia coi perseri te njejten “corbe” Presidentit per dekretim. Presidenti e ktheu perseri ligjin me veto, duke nenvizuar se asnje nga 9 aresyet e rrezimit heren e pare nuk ishte zgjidhur. Mazhoranca ka vendosur te rrezoje tashme dekretin e Presidentit e te miratoje ligjin qe vjedh pronen publike duke prishur Teatrin Kombetar.

Tani, meqe presidenti nuk ka ndryshuar qendrim dhe thote se te nenta aresyet e rrezimit te pare mbeten edhe ne ligjin e ri, te vjen vetiu pyetja:

E kishte gabim Mazhoranca heren e pare kur pranoi nente arsyet e Presidentit, apo e pati gabim heren e dyte kur rrezoi po te njejtat nente aresye te Presidentit?

Pergjigja eshte shume e thjeshte: jane hajdute dhe palaço ne te njejten kohe‎.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here