Manastirliu i përgjigjet Shehut: Nga janari do shtohen 300 mjekë

0
546

Ministrja e Shëndetësisë dhe e Çështjeve Sociale, Ogerta Manastirliu, i është përgjigjur deklaratave të deputetit të PD-së, Tritan Shehut.

Shehu deklaroi gjatë ditës së sotmese mjekët shqiptarë po largohen nga vendi. Ai mes tjerash theksoi se sistemi po shkon drejt kolapsit.

Por ministrja ka hedhur poshtë këto pretendime. Përmes një statusi në rrjetin social “Twitter”, ajo shkruan se nga  janari i vitit të ardhshëm do të ketë 300 mjekë të rinj  specialistë. Deklaratat e tjera ministrja i quajti shpifje.

“Falë shfuqizimit 5 vite më parë, të vendimit “të frikshëm” të 2011-ës për bllokimin e specializimeve në mjekësi, nga janari do kemi +300 mjekë të rinj specialistë, në sistemin tonë shëndetësor, i cili u shpëtua nga kolapsi, me punë, jo me shpifje”, shkruan ministrja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here