Rënie të frikshme e numrit të mjekëve, Shehu: Sistemi drejt kolapsit

0
495

“Fenomeni i largimit të mjekëve, apo numri tragjikisht ne renie i mjekëve për 1 mijë banorët, është simptomë, jo sëmundje. Është pasojë e problemeve të mëdha që ka sistemi i shëndetësisë në vend”.
Kështu deklaroi deputeti i PD Tritan Shehu, gjatë një interviste për ‘BW’.

“Kemi arritur në një shifër të frikshme të mjekëve për 1 mijë banorë. Kemi arritur në shifrën e 1.1 mjek për 1 mijë banorë. Ku mesatarja është 3-4 mjekë për 1 mijë banorë” -u shpreh Shehu, ndërsa shtoi se kemi rënë në shifra që mund të cojnë në kolaps sistemin shëndetësor.
Duke u ndalur në arsyet që cuan në këtë rënie të numrit të mjekëve për 1 mijë banorë, Shehu thotë se nuk janë vetëm pagat e ulëta, ndër të tjera Shehu rendit edhe kushtet që ofron sot sistemi i shëndetësisë, problemet e kualifikimit e të specializimit, literatura e ulët në dispozicion të mjekëve.

.

“Mjeku është viktimë e problemit shëndetësor shqiptar” u shpreh ndër të tjera ish-ministri Tritan Shehu, ndërsa theksoi se mjeku ndjehet mirë atje ku mund t zhvillojë një nivel teknik shkencor, jo vetëm atje ku paguhet mirë.
Shehu theksoi se ia njeh si kritikë opozitës, faktin që shumë pak flitet për shëndetësinë apo problemet sociale në vend.
“Unë nuk them se shëndetësia shkëlqeu nën qeverisjen e PD, do të gënjej nëse e them,por ka mbi 5 vite që nuk po bëhet asgjë.’ -u shpreh deputeti demokrat.
Ish-ministri Tritan Shehu u shpreh se sistemi shëndetësor kushton shumë, ndaj është edhe kundër reformave për shendetësi falas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here