Sunday, May 19, 2024
Home Kronika Athinë, “luftë” mes grupeve greke e shqiptarë, 6 të plagosur

Athinë, “luftë” mes grupeve greke e shqiptarë, 6 të plagosur

0
706

Një  “luftë” e ashpër mes një grupi grekësh dhe shqiptarës ndodhi pak para orës 2 të mëngjesit në periferi të Athinës. Mediat helene raportojnë se nga konflikti kanë mbetur të plagosur 6 persona.

Sipas informacioneve të para, ngjarja ndodhi nnë një park në kryqëzimin e rrugëve të Domokos dhe Gerakas,  raporton Protothema.

Policia gjeti në vendin e ngjarjes një pistoletë.

Mësohet se tre nga të plagosurit u transferuan spitalin Sismanoglio dhe tre të tjerë në Kryqin e Kuq.

Deri tani nuk ka asnjë informacion se kush është shkaku i këtij konflikti, po policia është duke hetuar nëse ngjarja ka lidhje me vrasjen e një dite më parë të 35-vjeçarit Kostandinos Kacifa në Bularat të Gjirokastrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here