Gjykata e Tiranës e la në burg, Stresi del sot para Apelit

0
642

Ditën e sotme në orën 9:45, Gjykata e Apelit do të vendosi mbi lënien në fuqi ose jo të masës “arrest me burg” për reperin e njohur Stresi.

Reperi i njohur u arresua nga policia me armë pa leje dhe kokainë në një hotel në perfieri të Tiranës pasi akuzohej si pjesë e një grupi kriminal në Tiranë dhe merrej me shitjen e narkotikëve.

Gjatë kësaj kohe është zbuluar se ai bashkë me 4 persona të tjerë shisnin kanabis dhe kokainë në lokalet e natës në ish-bllok, por edhe në zonën pranë Rrugës së Dibrës në Tiranë.

Zyrtarisht Policia thotë se Stresi dyshohet se është pjesë aktive e një grupi kriminal në Tiranë, por ende nuk dihet kush e drejton këtë grup.

Ai akuzohet për “Trafik Narkotikësh, “Krime kundër personit” dhe armëmbajtje pa leje, vepra penale që parashikojnë dënim deri në 10 vite burg. Arkimed Lushaj është djali i Sali Lushës, ish-truprojë i Sali Berishës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here