Saturday, April 27, 2024
Home Kronika Avokati kërkon pafajësinë për Shullazin, seanca e radhës me 13 nëntor

Avokati kërkon pafajësinë për Shullazin, seanca e radhës me 13 nëntor

0
608

Gjykata e Krimeve të Rënda zhvilloi sot seancën e rradhës gjyqësore për dosjen “Shullazi”.

Në sallë nuk ishte i pranishëm asnjë nga 5 të pandehurit, të cilët u përfaqësuan nga avokatët e tyre.

Mbrojtja u bë vetëm nga avokati i Shullazit, Vladimir Meçe, i cili kërkoi pafajësi për klientin e tij.

Ndërsa avokatët e 4 të pandehurve të tjerë kërkuan më shumë kohë për të përgatitur mbrojtjen.

Seanca e radhës u shty për në datën 13 nëntor.

Për Emiljano Shullazin, i cili është cilësuar si kreu i grupit të strukturuar kriminal, prokuroria kërkon 17 vjet burg, 10 vjet për Blerim Shullazin, 15 vjet burg për Gilmando Danin dhe nga 11 vjet burg për Endrit Qyqjen dhe Endrit Zelën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here