Monday, May 20, 2024
Home Politikë Sistemi i monitorimit të biznesit, Tabaku: Tenderi 15 mln euro i shkoi...

Sistemi i monitorimit të biznesit, Tabaku: Tenderi 15 mln euro i shkoi dhuratë kompanisë kroate

0
532

Partia Demokratike akuzoi qeverinë Rama se ia dorëzoi një fituesi të paracaktuar sistemin e ri të monitorimit të transaksioneve të biznesit. 

Në një dalje për mediat, deputetja Jorida Tabaku tha se PD po mbledh informacione se kush fshihet pas kompanisë kroate që mori dhuratë tenderin 15 milion euro.

Tabaku: Në një garë fasadë me një kompani që nuk plotëson kriteret. Kriteret e tenderit janë korruptive, siç paralajmëroi PD, ato ishin llogaritur për t’iu përshtatur kësaj kompanie. PD po merr informacionin e nevojshëm se kush qëndron pas kësaj kompanisë, megjithatë mund të thuhet se kjo aferë korruptive e çon Shqipërinë një hap pas në luftën ndaj korrupsionit si një kusht themelor për nisjen e negociatave me BE.

Tenderi prej 15 milion eurosh që ju dhurua një kompanie kroate në kushte terësisht të mistershme është provë se korrupsioni në qeverinë Rama i ka rrënjet e thella. Tenderi korruptiv me fitues të paracaktuar është thjesht vazhdim i skandalit që ne denoncuam tre vite më parë për dhënien me koncesion të sistemit të TVSH, që siç rezultoi ishte me një kompani kineze offshore e lidhur me vëllain e kryeministrit Rama.

Tek ky tender korruptiv që vendos monopolin e kontrollit të faturimeve të biznesit qytetarët po shohin përditë kalbëzimin e qeverisë Rama. Kjo qeveri po shet Shqipërinë copa-copa tek klienti i rradhës. Gjatë qeverisjes së Edi Ramës shqiptrët kanë paguar shtesë 3.7 miliard euro taksa të rritura pa marrë asgjë mbrapsht.

Çdo gjë ka shkuar për tendera korruptivë. PD i siguron shqiptarët se me paketën antimafia askush nuk do të gëzojë asgjë të fituar përmes korrupsionit dhe lidhjeve me pushtetin. Me paketën antimafia çdo tender si ky i sotmi, çdo koncesion, çdo leje ose licencë korruptive do të anullohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here