Vasili: Kryeministri që qeveris 4% të shqiptarëve….

0
632

Kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili ka akuzuar Edi Ramën se me qeverisjen e tij ka zgjidhur problemet vetëm për 4 për qind të qytetarëve, aq sa ka deklaruar dhe në portalin e Qeverisë. Ndërkohë që pjesa tjetër, shton Vasili, po largohen nga vendi ose janë duke aplikuar për lotarinë amerikane.

Deklarata e plotë në Facebook e Petrit Vasilit:

Ne diarrene e tij mediatike,kronike tashme, kryeministri na tha qe ka zgjidhur 16 mije halle me portalin e tij,pasi shtet nuk ka me kjo dihet.

Hajt ta besojme kryeministrin,ç’te keqe ka le ta quajme te vertete.

Por e vertete e madhe dhe e pakundershtueshme eshte, qe mbi 360 mije shqiptare kane aplikuar per llotarine amerikane,pra edhe 360 mije shqiptare nga hallet e pazgjidhura duan te ikin nga vendi i tyre.

Pra 4% te shqiptareve u del per zot ky dhe portali per te zgjidhur ndonje hall.

Po 96% te te tjereve, qytetare te ketij vendi, kush ju del per zot???

Kryeminister ndale budallallekun se shifrat jane kokeforte,denglat i merr era, faktet dhe pergjegjesite mbeten.

Ndjese kryeministrit per arsyetimet matematike,qe dihet qe nuk jane materie e tij,pasi matematiken as e di, as e kupton,as e zbaton !!!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here