“Zëri i Popullit”, Balla “nxjerr” variantin zyrtar të medias së PS

0
703

Tashmë është bërë i njohur fakti që Saimir Tahiri ka vendosur të hapë një biznes të ri, duke u bërë pjesë e botës së medias.
Ish-ministri i Brendshëm ka regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesin “Zërin i Popullit”.

Mirëpo sapo lajmi u bë publik, në PS kanë rinisur t’i bëjnë publicitet portalit zyrtar të PS-së që është Zëri i Popullit.

Edhe pse ajo është mbyllur në versionin print, në versionin online është ende aktive.
Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, duke përshëndetur edhe njëherë vendimin e qeverisë për mbylljen e basteve sportive, i ka bërë “share” në Twitter një lajmi të gazetës “Zëri i Popullit” që është organi zyrtar i PS.

Mund të jetë kjo një kundërpërgjigje për Tahirin, ose dhe një sinjal se ZP do të vijoje të jetë organ zyrtar i PS-së, pavarësisht asaj që ka marr përsipër Tahiri.
Reagimi i numrit 1 të Grupit Parlamentar tregon se PS njeh portalin e gazetës zyrtare të Partisë Socialiste.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here