Thursday, May 9, 2024
Home Politikë Banorët e Kukësit protestë kundër Ramës, Ngjela: I treguan vendin

Banorët e Kukësit protestë kundër Ramës, Ngjela: I treguan vendin

0
575

Pasi kryeministri Edi Rama u prit dje me protesta nga banorët e Kukësit, vjen një reagim nga avokati Spartak Ngjela.

Ky i fundit përmes një postimi në ‘Facebook’ ka përgëzuar banorët e Kukësit për veprimin e djeshëm, ndërsa shton se ata i treguan vendin Ramës.

“Bravo Kuksi.
Kuksianët e dëbuan dje Edi Ramën nga Kuksi. Dhe kanë të drejtë.

I treguan vendin një kryeministri që po fundos vendin në humnerën e varfërisë ekstreme.
Po a do veprojnë kështu të gjitha qytetet që janë në zinë e varfërisë ekstreme sot në Shqipëri?”, shkruan Ngjela.Dje banorët e Hasit dhe Kukësit me disa pankarta në duar, jashtë ambienteve ku do zhvillohej aktiviteti, të rinjtë kanë kundërshtuar vendosjen e tarifës në Rrugën e Kombit si dhe mënyrën si po qeveris Rama.

“Rama ik”, “Qeveri e drogës”, “Jo taksës së rrugës së Kombit”, “Rinia e Hasit nuk të do” ishin disa prej pankartave të protestës nga të rinjtë e FRPD dhe banorët kundër Edi Ramës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here