Thursday, May 9, 2024
Home Politikë Luan Rama pret deputetët gjermanë: Qeveria ka zgjedhur të bashkëpunojë me krimin,...

Luan Rama pret deputetët gjermanë: Qeveria ka zgjedhur të bashkëpunojë me krimin, jo opozitën

0
559

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama, priti sot një delegacion të Parlamentit gjerman.

Gjatë diskutimeve, Rama u shpreh se situata në Shqipëri është problematike dhe vizita e delegacionit gjerman është një mundësi për të njohur nga afër realitetin politik shqiptar.

Luan Rama: Situata në Shqipëri problematike.Reforma në drejtësi e dështuar dhe në kolaps.Skandaloze që Shqipëria është pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë. Skandaloze që nuk janë krijuar institucionet e reja të drejtësisë.

Komisionerët e Europës na flasin për suksese të Reformës në Drejtësi, Shqipëria pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë.

Rama ndër të tjera tha se Qeveria ka zgjedhur të bashkëpunojë me krimin dhe jo me opozitën.

Luan Rama: Mungon dialogu politik, sepse qeveria bën dialog me krimin. Pa u ndarë qeverisja me krimin nuk rikthehet besimi qytetar  tek institucionet dhe demokracia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here