Makina përplas biçikletën në Lezhë-Milot, humb jetën një person

0
656

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm, në superstradën Lezhë-Milot.

Në afërsi të vendit të njohur si “Kryqëzimi i Rrilës”, një makinë ka përplasur një person që udhëtonte me biçikletë.

Për pasojë ky i fundit ka gjetur vdekjen e menjëhershme, si pasojë e dëmtimeve të marra.

Viktima është 50-vjeçari Zef Mullishi, i cili gjeti vdekjen mbi asfalt.

Ndërkohë policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur më shumë mbi shkaqet e aksidentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here