Thursday, May 9, 2024
Home Aktualitet Parashikimi i motit/ Temperatura jo të zakonta në ditët në vijim

Parashikimi i motit/ Temperatura jo të zakonta në ditët në vijim

0
535

Megjithëse po hyjmë në muajin nëntor, temperaturat gjatë kësaj jave do të jenë të larta. Sipas Meteoalb, shirat do të largohen nga territori i Shqipërisë duke filluar nga mesdita e së mërkurës e në vijim, nuk do të ketë reshje.

Parashikimi: 

MOTI NE VIJIM: orët e para të së mërkurës do jenë me kthjellime dhe vranësira por duke iu afruar mesditës dhe në vijim moti do të jetë kryesisht me kthjellime. E enjtja dhe në vijim sjellin kthjellime dhe vranësira kalimtare; më të shpeshta në Veri duke rrezikuar shira të izoluar.

Temperaturat e ajrit mbeten të larta! Sipas zonave, mëngjeset do të luhaten nga 10 në 19°C ndërsa orët e mesditës sjellin vlera termike mbi 27°C por pjesa e dytë e javës sjell temperatura maksimale mbi 29°C.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here