Saturday, May 18, 2024
Home Politikë Rama entuziast për ndërtimin e aeroportit të Kukësit, parashikohen 300 mijë udhëtarë...

Rama entuziast për ndërtimin e aeroportit të Kukësit, parashikohen 300 mijë udhëtarë në vit

0
578

Kryeministri Edi Rama ishte shumë entuziast sot në Shishtavec, kur u shpreh se ndërtimi dhe funksionimi i aeroportit të Kukësit do transformojë zonën në një nga modelet e turizmit malor.

Rama dhe se ndërtimi i tij do të nisë në fillim të vitit të ardhshëm dhe sipas një studimi ky aeroport  parashikohet të ketë një lëvizje mesatare prej 300 mijë udhëtarësh në vit.

Unë besoj shumë që në këtë zonë ne do të shohim modelet e para të zhvillimit të turizmit malor edhe për një arsye tjetër, sepse këtu në Kukës, besoj në fillim të vitit të ardhshëm do të nisë ndërtimi i aeroportit të Kukësit.

Aeroporti ekzistues do të transformohet tërësisht në një aeroport të standardeve ndërkombëtare për fluturimet me çmime të ulëta dhe studimi që ne kemi bërë me ekspertë të huaj na ka inkurajuar shumë, edhe mua më ka entuziazmuar shumë sepse të gjitha analizat e bëra sipas metodave profesionale të parashikimit për suksesin e një biznesi tregojnë se aeroporti i Kukësit do të lëvizë në një mesatare prej 300 mijë udhëtarësh në vit. 

Madje nuk harroi dhe batutën që ishte bërë gjatë bisedës së tij me Safet Gjicin.

“Imagjinoni vetë se çdo të thotë 300 mijë njerëz të lëvizin përmes Kukësit për të flutuar jashtë vendit apo për të ardhur këtu. Po flisnim me Safetin për këtë dhe me të qeshur ai tha 300 mijë kafe më shumë në Kukës, për të thënë që aeroporti sjell rritje të konsumit, të investimeve dhe mbi të gjitha e bën shumë herë më të thjeshtë dhe shumë herë më të mundur”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here