Sunday, May 19, 2024
Home Aktualitet Zhbllokohet formimi i KLP, plotësohet numri i kandidatëve që kaluan vettingun

Zhbllokohet formimi i KLP, plotësohet numri i kandidatëve që kaluan vettingun

0
678

Zhbllokohet ngritja e Këshillit të Larë të Prokurorisë. Prokurori i Apelit të Krimeve të Rënda Bujar Sheshi, i cili kaloi pak ditë me parë vettingun ka kandiduar në limitin e fundit të afatit kohor të garës duke i hapur rrugë kështu ngritjes së KLP-së.

Deri tani ky organ ishte futur në ngërç pasi mungonte një kandidat nga Prokuroria e Apelit. Procesi i vetingut shkarkoi prokurorin e vetëm nga radhët e Apelit të kryeqytetit që kishte shfaqur interes, Luan Kaloçin dhe në këto kushte procedurat për konstituimin e KLP-së, ishin bllokuar.

Për t’i dhënë një zgjidhje situatës, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku hapi dy herë garën, duke iu bërë thirrje prokurorëve që të aplikojnë.

Gara e parë dështoi sepse nuk pati asnjë kandidaturë, ndërsa thirrja e dytë e Arta Markut rezultoi e sukseksshme pasi prokurori me karrierë Bujar Sheshi pranoi kandidimin vetëm pak ditë pasi u rikonfirmua në detyrë. Kjo do të thotë se për ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk ka më asnjë pengesë për të mbajtur Mbledhjen e Përgjithshme të Prokurorëve.

Në këto kushte kjo mbledhje pritet të mbahet brenda pak ditësh, për të zgjedhur edhe 6 anëtarët e mbetur për në KLP. Ngritja e këtij organi duket se do të jetë çështje ditësh ndërsa Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka në përbërje 6 anëtarë prokurorë, nga të cilët; 1 nga Prokuroria e Përgjithshme, 2 anëtarë nga Prokuroritë e Apelit; dhe 3 anëtarë nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore. Deri tani kanë kaluar vettingun prokuoret që kandidatë Kosta Beluri, Gentian Osmani, Besnik Muçi,

Antoneta Sevdari, Arben Dollapi, Anila leka, Vat Staka ndërsa janë në pritje për tiu nënshtruar vettingut nga kandidatët Ramadan Troci, Besnik Cani, Valentin Preçi dhe Shpëtim Kurti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here