Saturday, May 4, 2024
Home Kronika Humb jetën tragjikisht shqiptarja në Itali, nënë e dy fëmijëve

Humb jetën tragjikisht shqiptarja në Itali, nënë e dy fëmijëve

0
1028

Një shqiptare, nënë e dy fëmijëve ka humbur jetën në Itali gjatë pasdites së sotme si pasojë e një aksidenti me makinë.

Shqiptarja Adelina Toska, 33 vjeçe udhëtonte nga Salaria në drejtim të Rietit, me një “Peugeot 206” që u përplas me një “Alfa 159” që vinte nga drejtimi i kundërt.

Përplasja rezultoi fatale për të renë shqiptare, ndërsa drejtuesi në mjetin tjetër u plagos rëndë.

“Adelina dhe familja e saj u integruan në mënyrë të përkryer në Itali, ajo jetoi me familjen e saj në Casali, në komunën “Poggio Nativo” në Rrieti, ku bashkëshorti i saj punon si murator. I gjithë komuniteti është në zi dhe është mbledhur rreth familjes së gruas”, raporton “Corriere”.

Shqiptarja la pas bashkëshortin dhe dy fëmijët e vegjël, 6 dhe 12 vjeç.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here