Sunday, May 5, 2024
Home Kronika Tjetër goditje ndaj “të fortëve”, sekuestrohen 17 kallëpë tritol, pranga vëllezërve

Tjetër goditje ndaj “të fortëve”, sekuestrohen 17 kallëpë tritol, pranga vëllezërve

0
1033

Operacioni “Forca e Ligjit” ka finalizuar  me sukses një tjetër operacion në kuadër të “ndëshkimit të të fortëve”.Në pranga kanë rënë tre shtetas, dy prej tyre vëllezër.  Të arrestuarve iu sekuestruan 17 kallëpe tritol, dy armë zjarri automatikë dhe lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa

Operacioni i parë u krye nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5 në Pezë Helmës. Gjatë kontrollit të mjetit tip “Mercedes Benz” me drejtues shtetasin Kastriot Gazidede 26 vjeç dhe pasagjer vëllain e tij S. G, 16 vjeç., u gjetën dhe sekuestruan 17 kallëpe tritoli, një armë zjarri automatik dhe 1.2 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Ndërkohë i arrestuari tjetër është Lulzim Aruci, 45 vjeç, banues në Shtish. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 17 kallëpe të dyshuara si lëndë plasëse e llojit tritol

– 2 armë zjarri automatikë

–  1.2 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here