Saturday, May 18, 2024
Home Kronika Në kërkim për mashtrim, italiani me dy emra kapet në Tiranë

Në kërkim për mashtrim, italiani me dy emra kapet në Tiranë

0
627

Një 47-vjeçar italian është vënë sot në prangat e policisë së Tiranës, me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Burime zyrtare nga policia pohuan se Pasquale Scalise ishte dënuar me 11 vjet e 6 muaj burg.

Ky shtetas është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Italiane e ka dënuar këtë shtetas me 11 vite e 6 muaj burg për veprat penale “Mashtrim Financiar” dhe “Mashtrim kompjuterik”.

Shtetasi italian, i cili kishte ndryshuar dhe emrin nga Pasquale në Andrea, qëndronte në Tiranë në zonën e “Ali Demit”. Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here