Sunday, April 28, 2024
Home Politikë Ruçi i shkon në zyrë, Meta e përcjell deri tek dera

Ruçi i shkon në zyrë, Meta e përcjell deri tek dera

0
597

Duket se refuzimi nga Presidenti i kandidaturës së maxhorancës për Ministër të Brendshëm nuk është kapërdirë lehtë. Pas kryeministrit Edi Rama në Presidencë ka shkuar edhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Ai ka zhvilluar një takim për rreth 60 minuta me Presidentin Meta, ndërsa besohet se temë e bisedave është pikërisht mosdekretimi i Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm, pas dorëheqjes nga kjo detyrë e Fatmir Xhafajt. Takimi me presidentin ka ardhur me kërkesë të kreut të kuvendit Gramoz Ruçi.

Pas takimit, Kreu i Shtetit është kujdesur ta përcjellë mysafirin deri tek dera ku edhe e priste makina.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Para përfundimit të afateve Kushtetuese, zyra e shtypit e Presidentit të Republikës Ilir Meta njoftoi  se Kreu i Shtetit nuk e ka krijuar bindjen për të dekretuar Lleshin si ministër të ri.

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta nuk ka krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin kandidaturës së Z.Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm”- thuhej në njoftimin e shkurtër të Presidencës.

Pas refuzimit nga Meta, Kryeministri Rama ka vendosur që gjeneral Lleshi të emërohet në postin e zv/ministrit të brendshëm, por do të gëzojë kompetencat e ministrit. Për këtë arsye Parlamenti pritet të mblidhet ditën e martë në një seancë të jashtëzakonshme në orën 10:00, për të votuar dekretin e presidentit Meta për shkarkimin e Fatmir Xhafaj, pas dorëheqjes së tij si ministër i Brendshëm.

Po kështu pritet dhe mbledhja e qeverisë për emërimin e Lleshit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here