Kuvendi nuk do të zhvillojë të enjten seancë plenare siç jemi mësuar. Seanca e planifikuar të enjten nuk do të zhvillohet pasi maxhoranca do të ketë diskutime në komisionet parlamentare për projektbuxhetin.
Buxheti po shqyrtohet prej ditës së djeshme në komisionet përkatëse dhe pas diskutimeve do të kalojë në parlament për votim. Prej nisjes së sesionit të ri parlamentar opozita nuk ka marrë pjesë në asnjë seancë
Parlamenti u mblodh sot në seancë të jashtëzakonshme dhe votoi dekretin e Presidentit të Republikës për shkarkimin e Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm.