Meta takon Guvernatorin e Kalabrisë, thellim të bashkëpunimit në ekonomi, turizëm e arsim

0
661

Presidenti shqiptar, Ilir Meta, ka nisur vizitën e tij tre ditore në rajonin e Kalabrisë në Itali.

Së bashku me Presidentin italian Sergio Mattarella do të marr pjesë ditën e mërkurë në ceremoninë e nderimit të 550 vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu që do të mbahet në komunën arbëreshe Shën Mitri (San Demetrio Corone).

Gjatë ditës së sotme, Kreu i Shtetit shqiptar është takuar në selinë e qeverisjes rajonale në Katanzaro me Guvernatorin e rajonit të Kalabrisë, Mario Oliverio.

Zyra e shtypit e guvernatorit italian informon se gjatë këtij takimit ku u diskutuan mjaft çështje si nga afërsia historike e territoriale që lidh rajonin e Kalabrisë me Shqipërinë, u vendos një bashkëpunim i ri shumëplanësh për të ardhmen në sektorin ekonomik, turizëm, inovacion e arsim.

Gjatë qëndrimit në Kalabri, Presidenti Meta do të jetë pjesë dhe në një iniciativë të ndërmarrë nga rektorët e disa departamenteve të Universitetit të Kalabrisë.

Në takim me krerët më të lartë të qeverisjes vendore në Kalabri, Presidenti Meta ka shprehur gatishmërinë e tij për të ndërmarrë një seri marrëveshjes ekonomike me qëllim zhvillimin reciprok të territoreve të dy vendeve, si dhe ka ftuar në një vizitë zyrtare në Tiranë guvernatorin Oliverio.

Nga ana e tij, Guvernatori i Rajonit të Kalabrisë, ka kujtuar miqësinë e mirë që lidh popullsinë kalabreze me komunitetin e arbëreshëve shqiptarë, shumica komunave të të cilëve shtrihet në territorin e këtij rajoni.

Nesër Presidenti Meta do të udhëtojë në komunën arbëreshe San Demetrio Corone e së bashku me Presidentin italian Sergio Mattarela do të nderojnë Heroin tonë Kombëtar Skëndërbeu si dhe do të vizitojnë Kolegjin e njohur të arbëreshëve Shën Andriano, ku kanë studiuar figura të larta të patriotizmit e letërsisë shqiptaro- arbëreshe.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here