Saturday, May 4, 2024
Home Kronika Operacioni: 22 të arrestuar në Itali, në pranga dhe biznesmeni Gëzim Sallaku...

Operacioni: 22 të arrestuar në Itali, në pranga dhe biznesmeni Gëzim Sallaku dhe vëllezërit e tij

0
740

Një operacion  i madh  është ndërmarrë gjatë natës nga policia italiane. Flitet për 22 të arrestuar me kërkesë të Drejtorisë së Antimafias italiane e prokurorisë së Brescias.

Mes të arrestuarve është dhe biznesmeni shqiptar në Itali Gëzim Sallaku, presidenti i klubit të futbollit Darfio, shkruan Bresciatoday.it.

Media italiane shkruan se në pranga kanë rënë 4 vëllezërit Sallaku pasi i janë gjetur tre pistoleta që i mbanin pa leje. Nuk është e qartë ende lidhja mes personave të arrestuar por mësohet se policia ka ndërhyrë për të shkatërruar një organizatë kriminale të përbërë nga shqiptarë dhe italianë që merrej me trafikun e drogës në disa provinca në Itali.

Janë arrestuar vëllezërit Isuf, Taulant dhe Saimir Sallaku.

Pritet që të ketë një konferencë për median në orët në vijim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here