11 ditë pas vrasjes, trupi i pajetë i Kostandinos Kaçifas mbërriti pasditen e sotme në shtëpinë e të atit në Bularat.
Arkivoli me trupin e 35-vjeçarit, i mbuluar me flamurin grek, u shoqërua për në banesë nga familjarët, të afërm dhe miq.
Përcjellja drejt banesës së fundit të Kaçifes është paralajmëruar të mbahet ditën e enjte në orën 13:00 në Bularat, ku sipas raportimeve të mediave greke mund të jenë deri në 2000 persona të ardhur nga Greqia. Ndaj Policia e Shtetit ka marrë masa për monitorimin e rreptë të gjithë ceremonsë.
Ndërkohë Bashkia e Dropullit në një mbledhje të orëve të fundit ka vendosur të mbulojë shpenzimet e varrimit.
Kostandinos Kaçifas mbeti i vrarë gjatë një përplasje të armatosur me Forcat RENEA në Bularat, pasi më herët kishte qëlluar me armë zjarri ndaj forcave të Policisë Lokale.