Pas ngjarjeve dhe thirrjeve raciste në Bularat, Shqipëria ka shpallur sot si person të padëshirueshëm eurodeputeten qipriote, Eleni Theocarus për nxitje të urrejtjes dhe pretendimeve teritoriale.
Gjatë ditës së djeshme, po përmes një deklarate të zv.ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshi, autoritetet shqiptare shpallën “non grata” 52 grekë, të cilët bënë thirrje ekstremiste në ceremoninë e varrimit të minoritarit grek, të vrarë me 28 tetor nga forcat RENEA.
Kush është Eleni Theocharous dhe deklaratat e saj anti-shqiptare
Gjuha e Theocharous ka synyar nxitjen e urrejtjes, prishjen e rendit kushtetues, nxitjen e pretendimeve territoriale ndaj Shqiperise.
Sjellja e saj ka rënë për herë të parë në sy në një aktivitet në mbeshtetje te protestes për prishjen e ndertimeve pa leje në Himare 2 vite më parë.
“Gjendem mes greqizmit të Vorioepirit, i cili prek këto toka të shenjta të një vendi grek të lashtë, që ka ngelur jashtë kufijve të shtetit grek”.
Pas incidentit te 10 diteve me pare ku humbi jeten Kacifas ajo do te deklaronte: “Shqipëria nuk do të hyjë me gjak në Bashkimin Europian”.
Ne diten e varrimit te ekstremistit Kacifas ajo u shpreh serish: “Rasti tregon se sa respektohet minoriteti në Shqipëri. Të cilësojne terrorist, të çmendur. U përpoqën të të vrisnin edhe me harresën e tyre. Ti re për bashkimin tonë. Rrugë të mbarë në parajsë. Krimi jot i vetëm është që ti e doje shumë Greqinë. Je i pavdekshëm”.