Kryemadhi kritikon Brukselin: Gaboi rëndë me Shqipërinë

0
586

Pas mungesës së gjatë në media kryetarja e grupit të LSI-së Monika Kryemadhi ka kritikuar qëndrimin e Brukselit ndaj Shqipërisë. Numri Një i LSI e ka quajtur të papërshtatshme thirrjen e eurokomisionerit Hahn për rikthimin e opozitës në Kuvend , pasi sipas saj roli i pakicës nuk është ti ofrojë stabilitet Kryeministrit Rama.

Monika Kryemadhi:“Brukseli ka gabuar jashtëzakonisht shumë me strategjinë që ka ndjekur ndaj Shqipërisë. Nuk e ka bojkotuar opozita parlamentin. Rilindja e ka kthyer në një institucion në shërbim të bandave”

Ndërsa për mosdekretimin e Sandër Lleshit nga ana e Presidenti Meta, Kryemadhi bën fajtor Kryeministrin Rama.

Monika Kryemadhi: “LSI nuk është institucion vetingu. Për mua nuk ka rëndësi me ministër pa ministër, di të them që institucioni është i kapur.

Në të njëjtën linjë për thirrjen e BE është eshe kryetari demokrat i komisionit të integrimit Genc Pollo, i cili u shpreh se është mazhoranca që nuk kërkon bashkëpunim, dhe shembull për këtë është edhe  mungesa e opozitës në Këshillin e Stabilizim Asociimit.

Genc Pollo:“Qeveria prish një traditë pozitive që ka trashëguar nga qeveria e PD-së për të pasur në mbledhjen e këtij Këshilli dhe qeverinë dhe opozitën”

Bashkimi Europian, me anë të Përfaqësuese për Politikën e Jashtme Federcia Mogherini dhe Komsionerti për zgjerimin Johannes Hahn kërkua rikthimin e opozitës në parlament si dhe forcimin e dialogut politik si dy elementë të nevojshëm për reformat që ndihmojnë Shqipërinë për në rrugën drejt BE.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here