‘Pa burgosjen e vangjushërve që blenë votat për Ramën, s’ka proces normal politik’

0
567

Partia Demokratike ka bërë publike sërish akuzat ndaj kryebashkiakut të Durrësit Vangjush dakos, për të mos e lënë në harresë të opinionit dhe për ta kthyer në vëmendje të prokurorisë, faktet që provojnë se si u blenë votat nga partia Socialiste në zgjedhjet e fundit.

Deputeti Bardh Spahia tha se ‘biseda telefonike e shkurtit me Niçen, falenderimi pas zgjedhjeve të qershorit po me Niçen, mesazhet e “Qimes” për të ndërhyrë tek FNSH-ja janë disa nga faktet ee “aisbergut të provave” sesi u asgjesuan zgjedhjet.

Pa burgosjen e vangjushërve që blenë votat për pushtetin e Edi Ramës nuk mund të ketë asnjë premisë për proces normal politik në vend”, nënvizoi Spahia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here