Saturday, May 18, 2024
Home Politikë Kryemadhi: Pa LSI-në shqiptarët nuk do të lëviznin të lirë në BE

Kryemadhi: Pa LSI-në shqiptarët nuk do të lëviznin të lirë në BE

0
526

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një takim me strukturat në Sarandë, ka sqaruar pozicionimin e partisë që drejton në bashkëqeverisjen me PD-në në vitin 2009 dhe PS-në në vitin 2013. Kryemadhi teksa vlerësoi rolin e LSI-së, theksoi se falë bashkëqeverisjes me PD-në në vitin 2009, shqiptarët arritën të përfitonin vendimin për liberalizimin e vizave.

Teksa komentoi kualicionin me PS-së, Kryemadhi tha se LSI kontriboi nëpërmjet Ministrisë së Integrimit për marrjen e statusit kandidat të Shqipërisë në vitin 2013.

“Dëgjojmë rëndom që thonë për LSI që herë me PD herë me PS.
E kam thënë dhe do ta rithem disa herë. Për të gjithë ata që na ndjekin, për të gjithë ju që jeni këtu në mënyrë për ta shpërndarë një mesazh të tillë. Pa LSI shqiptarët nuk do të lëviznin të lirë në BE. Sepse bashkimi me PD iu dha shansin shqiptarëve, për të lëvizur të lirë pa viza në BE. Pa LSI qeveria socialiste nuk do ta kishte të mundur të merrte statusin kandidat për anëtar të BE.

Ministrja e Integrimit, znj. Klajda Gjosha ka qenë ajo e cila ka iniciuar dhe ka luftuar vazhdimisht me një integritet dhe me një forcë, me vendosmëri por dhe më një përgjegjshmëri shumë të madhe për ta bërë të mundur marrjen e statusit kandidat. Dhe sot qeveria që ju e dini të gjithë që thotë z. Rama tepsinë e ka të gjithë për vete, nuk ka më Ministri Integrimi, është shkrirë. Ekziston si një drejtori pranë Ministrisë së Jashtme dhe procesi i integrimit, çdo ditë dhe më shumë sa vjen dhe reduktohet”, u shpreh Kryemadhi.

BalkanWeb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here