Austria mbledh kryeministrat e Ballkanit, i pranishëm edhe Rama

0
483

Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz dhe komisioneri për Zgjerimin Johanes Hahn kanë mbledhur në një takim në Vjenë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.

Në takim do të marrin pjesë kryeministrat e Shqipërisë, Edi Rama, Bosnjës dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiq, Kosovës, Ramush Haradinaj, Serbisë Ana Brnbibiq dhe i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ndërsa Zoran Zaev nuk do të marrë pjesë për shkak të situatës politike në Shkup.

Në takim do të diskutohet perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor, bashkëpunimin rajonal, marrëdhëniet dypalëshe dhe kriza e refugjatëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here