Deputeti i PS-së i përgjigjet Berishës: Plak autik ke rrjedhur krejt, u katandise në mejhane shpifjesh

0
668
Deputetet, Alket Hyseni, duke folur gjate nje mbledhje te Keshillit te Legjislacionit./r/n/r/nMP Alket Hyseni, speaks during a meeting of the Council of Legislation.

Deputeti i Partisë Socialiste Alket Hyseni i është përgjigjur ish kryeministrit Sali Berisha, pasi ky i fundit publikoi një foto të Hysenit i cili ishte pritur në Ksamil nga Valbona Oruci, e cila është motra e Dino Muhaj i akuzuar për vrasje.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Hyseni shkruan se “c’faj ka Valbona mor komunist i poshtër, që ka mbi 30 vjet që ka krijuar familjen e saj, nëse vellai i saj madhor akuzohet për një vepër penale dhe akoma hetohet?!”.

“Plakut Merre digital, bashkë me kokrrat e tespieve që i kanë ikur të gjitha tashmë, i ka rrjedhur krejt edhe kokrra e fiqirit.

Nuk jam marrë me këtë Rigoleto, por kur përgojon(me gojen e tij të qelbur) një zonjë në punën e saj, smund të rri pa i kthyer përgjigje.

Po c’faj ka Valbona mor komunist i poshtër, që ka mbi 30 vjet që ka krijuar familjen e saj, nëse vellai i saj madhor akuzohet për një vepër penale dhe akoma hetohet?!

Se për shembull o Rigoleto, cfaj ka kunati jot që bën biznes për qef dhe akuzohet(s’di sa e vërtetë është) për porositje atentatesh, ndërkohë që ti akuzohesh publikisht se ishe shkaktar i 2000 vrasjesh në ‘97?!

Cfaj ka djali, vajza, apo dhëndërri yt që “me zor nxjerrin muajin” me miliona dollarë fitime, miliona metra katrorë tokë në emrat e miqve të ngushtë, ndërkohë që ti vrave 4 të pafajshëm në bulevard dhe plagose plot të tjerë?!

C’faj ka familja jote “bamirëse” që ti vret cdo ditë etikën, estetikën, kulturën dhe moralin me fjalët dhe veprimet e tua prej autiku politik?! S’po ja del dot me fonde të dyshimta pikturash që të shërojë autizmin tënd.

Pa folur pastaj se c’faj mund të kishte baxhanaku që ti “nuk e njohe dot” kur humbi jetën në Gërdec, ku u shfarosën 25 jetë njerëzore.

C’faj ka Shqipëria jonë, që falë parimeve demokratike dhe kushtetutës(që ti nuk doje të miratohej) i kërkon llogari personale vetëm atij që shkel normat penale apo shoqërore, por jo familjarëve sic bëje ti or tre herë Kryetari i Komitetit të Internimeve/Dëbimeve, katër herë(12 vjet) Sekretari i PPSH Spitalit Universitar, 23 vjet komunist i anëtarësuar në 8 Nëntor 1968.

C’faj ka kjo shoqëri që përpiqesh ta mbash peng ti dhe taborri jot, që ti kujton se je akoma Kryetar i Frontit Demokratik të Rajonit 3, apo kujton se gjykohen njerëzit si në Pleniumin e Komitetit të Partisë së Tiranës ku ishe 15 vjet anëtar.

E plot e plot të tjera o plak autik, që humbe shansin të ishe figurë historike dhe u katandise në mejhane shpifjesh dhe thashethemesh. U ktheve në gastor oborri si Rigoleto kurrizua (jo vetëm nga pamja fizike), ndërkohë historia të dha mundësinë(edhe pse e vodhe) të ishe Dukë.

P.S. E ke parasysh se si përfundon melodrama operistike për Rigoleton(shpresoj ta kesh lexuar Viktor Hugo apo të kesh parë operën e Verdit), ndaj kujdes kur përdor epitetet që s’kanë lidhje me mua, por me Gildën 😉 ….. etj. Dhe unë or Rigoleto, kur flas, flas me fakte 🎯, jo me akuza të stisura politikisht dhe as me thashetheme pazari.

Të rekomandoj që Rigoleton mos e shiko në mbrëmje se do të lejë pa gjumë”– shkruan Hyseni në facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here