Sunday, May 19, 2024
Home Kronika Greqi, aksidenti dramatik i merr jetën 15 vjeçarit shqiptar dhe shokëve të...

Greqi, aksidenti dramatik i merr jetën 15 vjeçarit shqiptar dhe shokëve të tij

0
789

Tre persona kanë gjetur vdekjen në një aksident rrugor në Kyparissia të Greqisë, midis të cilëve edhe një 15 vjeçar shqiptar.

Mediat greke shkruajnë se viktima shqiptare është identifikuar si Enriko Buzani.

I riu përfundoi me lëndime të rënda në spitalin e Patras, pas aksidentit që i mori jetën edhe dy shokëve, një grek dhe një bullgar, por nuk arriti të mbijetonte.

Aksidenti dramatik u regjistrua sot në mëngjes në aksin Kyparissia-Filiatra. Përplasja e mjetit ku udhëtonin tre adoleshentët ishte aq e fortë, saqë makina e tyre u shkatërrua plotësisht anës rrugës.

Një pasagjer i katërt i mjetit gjithashtu ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Tre të rinjtë ishin pjesë e klubit të futbollit AK Kyparissia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here