Banorët e Astirit mbështeten nga artistët, bllokojnë sërish rrugën

0
572

Ka nisur sërish sonte protesta e banorëve të zonës së “Astirit”, në Unazën e Re. Edhe mbrëmjen e sotme, sikurse prej 17 ditës, banorët protestojnë kundër shembjes së banesave të tyre, në kuadër të ndërtimit të projektit të Unazës së Madhe.

Sonte protestën e tyre e kanë mbështetur edhe protestuesit dhe artistët që kundërshtojnë shembjen e godinës së Teatri Kombëtar. Banorët kanë bllokuar rrugën kryesore.

Banorët shprehen të vendosur për plotësimin e kërkesave të tyre, për kompensim me vlerën e tregut për shpronësimin nga banesat e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here