Rinis testimi për gradën ”Komisar”, ndryshohen rregullat

0
739

Konkursi për gradën ”Komisar” do të zhvillohet për 4 ditë sipas qarqeve të vendit, ndërkohë risi janë rregullat e ndryshuara të testimit pas akuzave për kopjim nga ana e pjesëmarrësve. Testimi do të jetë me alternativa dhe jo me zhvillim, ndërsa përgjigjia do të jepet menjëherë.

Konkurimi i efektifëve të Policisë së Shtetit për gradat “komisar” dhe “kryekomisar’, kryer ditët e fundit, u shoqërua me akuza për manipulime rezultatesh, kopjime në masë, mitmarrje apo edhe implikim të drejtuesve të lartë të Policisë Shtetit.

Disa prej atyre që sot fitojnë gradën e ”Kryekomisarit” me anë të konkursit, më parë kanë qenë në gjyq me Ministrinë e Brendshme apo Policinë e Shtetit dhe e fituan këtë hap të karrierës së tyre ushtarake me anë të vendimeve gjyqërore. Ndërsa disa të tjerë rezultojnë se kanë patur probleme me titullarët më të lartë të Policisë së Shtetit dhe për më keq edhe janë përjashtuar nga radhët e saj.

Në urdhrin për anulimin e këtij testimi, kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu theksonte se janë konstatuar mangësi që kanë cenuar integritetin e procesit. Ndërkohë, oficerë të shumtë në lidhje me këtë rast të paprecedentë i janë drejtuar Sindikatës së Policisë, e cila ka këtë qëndrim.

“Ne e konsiderojmë një veprim arbitrar. Dënimet kolektive janë të papranueshme. Drejtori i përgjithshëm të thotë arsyet e anulimit”, tha Sadetin Fishta. Disa oficerë ankohen se ditën e testimit teza doli dhe u kopjua, ndërsa të tjerë pretendojnë se anulimi i testimit u bë kur nga rezultatet dolën fitues për 130 vende vakante jo emrat e “preferuar”.

Për gradën ”Komisar” u anulua testimi por për gradën ”Kryekomisar” ka 30 fitues. Për këtë gradë rezultojnë fitues vetëm 30 kandidatë nga 130 që ishin vendet e lira. Fituesit kanë arritur që të grumbullojnë vetëm 70 pikë në gradën për ”Kryekomisar” në fazë e parë të testimit që u zhvillua në datë 12 nëntor në Akademinë e Policisë së Shtetit.

Fituesit

lir Proda, Elidon Çela, Enver Levani, Arjan Zoto, Endrit Trupja, Vitore Qarri, Edasarela Mustafaraj, Saimir Goga, Alban Dautaj, Ilirjan Delilaj, Blerina Bajollari, Oltion Zeqo, Pjerin Voci, Bardhyl Saliu, Gjenovefa Budo, Erdit Receku, Edmond Meshini, Gentian Diko, Petrit Milkurti, Behar Kraja, Valmir Nikolli, Ledio Ibrahimi, Gentian Keshi, Fadil Veli, Gertian Brovina, Behar Ganci, Kesmet Sejati, Donetin Papa, Vullnet Silaj, Romeo Cicolli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here