Banorët e Astirit thirrje Ramës: O kryefaqezi, pronën do ta mbrojmë me gjak, me jetë!

0
729

Pasditja e kësaj të mërkure i gjeti sërish në rrugë banorët e Astirit në ditën e tyre të 18 të protestës.

Ata bllokuan aksin tek Unaza e Re që lidh Pallatin me Shigjeta dhe sheshin “Shqiponja”.

Drejtuesit e mjeteve nuk ishin shumë entuziastë për këtë fakt dhe revoltën e tyre e shprehen me bori makinash.

Por përkundër kësaj, banorët e Astirit thonë se asgjë nuk do ti ndalë të mbrojnë banesat e tyre, qoftë edhe me gjak.

Protestuesi: I bëj thirrje të gjithë popullit shqiptar që të ngrihen se kjo është një kauzë për gjithë Shqipërinë që po ik drejt humnerës. Po ikin njerëzit jashtë.U bëj thirrje të gjithë Ambasadave. O kryefaqezi, pronën do ta mbrojmë me gjak, me jetë!

Ti do të më vrasësh mua, pas meje do të vish dhe ti.Do të vdes për pronën time. Vetëm mashtrime ke bërë me këtë popull, por nuk na shtyp dot. Po na vrave ne, do të dalin dhe të tjerët më të fortë se ne dhe ti me ne e ke fundin, ta kesh të qartë. Lëri lojërat politike se nuk jemi për politikë, jemi për të drejtën tonë legjitime.

Avokati i Popullit të mos flejë gjumë, u bëj thirrje të gjithë Ambasadave, shoqatave të të drejtave të njeriut, të vinë tani sa nuk është vonë. Më vonë nuk e di çfarë do të bëhet, do ti mbrojmë me gjak pronat tona.Jemi të gjithë të bashkuar dhe nuk na përçani dot.

Protestuesi: I bëj thirrje Edi Ramës,  shporru!

Me banorët u solidarizua dhe partia Zgjidhja e Koço Kokëdhimës.

Nënkryetari i partisë Zgjidhja: Ne jemi me qytetarët sepse ligji është me qytetarët.Të gjithë ata që kanë ndërtuar para vitit 2013, të gjithë banesat janë të ligjshme.

Në rast se ka një plan për riurbanizimin e Tiranës, shteti  ligjor është i detyruar ti pranojë si të ligjshme ndërtimet që janë bërë para 2013. Tu japë tapitë qytetarëve dhe ti rimburosjë sipas ekonomisë së tregut për aq sa u takon.Ata që kanë dyqane apo ente tregtare tu japë për një vit qiranë lidhur me fitimin që u takon.

Ndërsa qytetarët të cilët për arsye të interesit publik do të largohen nga këto troje dhe të shpronësohen me vendim, atyre tu jepen jo vetëm paratë për pronën e tyre të ligjshme, por edhe dy vjet qira për shtëpitë.Përpara se të bëjnë ndërtimin e ndonjë shtëpie tjetër, qytetarët duhet të kenë kohën e tyre”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here