Sunday, April 28, 2024
Home Aktualitet Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë takim me biznesin shqiptar

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë takim me biznesin shqiptar

0
580

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Serbisë në kuadër të panairit ndërkombëtar mblodhi më Tiranë ambasadorë, sipërmarrës dhe përfaqësues të biznesit dhe medias. Ky aktivitet i paraprin panairit ndërkombëtar që starton në 21 nënëtor dhe do të qëndrojë i hapur për 4 ditë, ku pjesëmarrës janë më shumë se 40 kompania nga Serbia. Kryetari i Dhomës së Tregitsë dhe Industrisë  Serbe, Marko Cadesh, vlerësoi bashkëpunimin në fushën ekonomike mës dy vendeve duke theksuar se Serbia dhe Shqipëria, do të ndryshojnë perceptimin për Ballkanin.

Cadesh: “Kam nderin të jem këtu, mendoj, madje jo vetëm mendoj por besoj dhe ribesoj se komuniteti shqiptar dhe komuniteti serb së bashku mund të formësojne të ardhmen e këtij rajoni. Do të ndryshojnë perceptimin se ky është rajoni i dështimeve, problemeve, luftës e kolapsit. Ky është rajoni i suksesit.Nuk ka asnjë vend në kontinentin Europian që të këtë investuar në një skemë më të madhe përfitimi se vendet tona”

Ndërsa Presidenti i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Serbi, Isuf Ferra, tha se shkëmbimet tregtare mes dy vendeve janë rritur ndjeshëm, ndërsa kërkoi politika mbështetëse nga dy qeveritë.

Ferra: Kërkohet nga Dhoma e Tregtisë rritja e shkëmbimit të informacionit dhe zhvillimin e bizneseve mes dy vendeve tona të investimeve konkrete. Si dhe përshpejtimin e punimeve të autostradës Nish-Prishtinë, e cila do të rrisë shkëmbimet tregtare edhe në drejtimet e pashfrytëzuara deri tani.”

Një vit më parë në Tiranë, është themeluar Dhoma e Tregtisë Shqipëri-Serbi e cila synon të forcojë dhe të rrisë shkëmbimet tregtare mes dy vendve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here