Protesta para Kuvendit, lëndohet zv.drejtori i Tiranës

0
518

Tensionimi i situatës në protestën që po zhvillohet para Kuvendit të Shqipërisë nga banorët e zonës së “Astirit”, në kohën kur banorët tentuan me forcë të hynin në Parlament gjatë kohës që atje po mbante fjalën e tij kryeministri Rama, ka sjellë edhe plagosjen e disa efektivëve të policisë. Mes atyre që janë plagosur lehtë gjatë përleshjeve është edhe zv.drejtori i Policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziu. Protestuesit kërkojnë dëmshpërblim për prishjen e banesave apo bizneseve të tyre, të prekura nga projekti i rikonstruksionit të Unazës së madhe të Tiranës, në aksin nga “pallati me shigjeta” deri te sheshi “Shqiponja”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here